Hakerimi i sistemit të drejtësisë, reagon AKSK: Nuk u prek sistemi jetik shqiptar
Paraditen e kësaj të marte u raportua se hakerat iranianë kishin sulmuar edhe faqen e Gjykatës së Lartë në Shqipëri. Këtë mbrëmje ka reaguar edhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
Paraditen e kësaj të marte u raportua se hakerat iranianë kishin sulmuar edhe faqen e Gjykatës së Lartë në Shqipëri. Këtë mbrëmje ka reaguar edhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
Përmes një reagimi zyrtar ky institucion i sigurisë kibernetike hedh poshtë pretendimet e hakerave "Homeland Justice", duke thënë se informacioni që qarkullon nuk është i klasifikuar nga ASKS.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) sqaron opinionin publik se pretendimet e publikuara së fundmi mbi një komprometim të institucionit tonë, janë të pavërteta.
Në një mesazh të publikuar online, Homeland Justice pretendon se ka depërtuar në rrjetet e sistemit gjyqësor shqiptar dhe se ka siguruar të dhëna dhe dokumente që, sipas tyre, lidhen me funksionimin e brendshëm të institucioneve të drejtësisë.
Materiali i qarkulluar përbën një komunikim zyrtar të AKSK drejtuar infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, në kuadër të bashkëpunimit institucional, dhe nuk është komunikim i brendshëm.
AKSK vijon të operojë normalisht dhe mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë kibernetike, si dhe në informimin e saktë dhe transparent të publikut.
Për çdo informacion zyrtar, qytetarët dhe mediat ftohen të referohen vetëm në kanalet zyrtare të AKSK“, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Policia e Lushnjës konfirmon se zjarri në tregun e fruta perimeve ka qenë i qëllimshëm. Në kërkim është shpallur një person nga Durrësi, që në pamjet filmike duket bashkë me një tjetër që ndez zjarrin dhe largohet.
Mountbatten-Windsor, atëherë Princi Andrew, u bë përfaqësuesi special i Mbretërisë së Bashkuar për tregtinë dhe investimet ndërkombëtare në vitin 2001, por dha dorëheqjen 10 vjet më vonë.
Republika Demokratike e Kongos ka anuluar kampin stërvitor para Kupës së Botës në kryeqytet, Kinshasa, për shkak të një shpërthimi të Ebolës në lindje të vendit.
Një nga videot, e regjistruar në vitin 2022, tregon një objekt të paidentifikuar në formë “cigareje” ose sfere që lëviz mbi një rrugë në zonën e operacioneve të Komandës Qendrore Amerikane.
Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e 118 dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq Italian, të cilët kanë tentuar ta reanimojnë të riun, por fatkeqësisht ai nuk ka mundur të shpëtojë.
Sipas AKSK, qëllimi i këtij sulmi phishing është vjedhja e të dhënave personale, kredencialeve të aksesit dhe informacioneve të tjera sensitive të përdoruesve.
Në fokus të diskutimeve ka qenë edhe situata e sigurisë në rajone të ndryshme, përfshirë Ballkanin Perëndimor dhe Lindjen e Mesme, si dhe bashkëpunimi i NATO-s me partnerët rajonalë.
Për mbrëmjen e 11 korrikut, projekti parashikon ndërtimin e një stadiumi të përkohshëm me rreth 60 mijë vende, i cili sipas organizatorëve të eventit do të mbajë emrin “Eagle Stadium”.
I ndaluari, Elez Hysa, u paraqit sot para gjykatës, e cila pranoi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës dhe vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.
Komente (0)