Festa e Pashkëve, rikthehet fluksi në pikat kufitare, në Maqedoni shkohet për naftë

Radhë qytetarësh për të hyrë dhe dalë në pikat kufitare me Shqipërinë për shkak të Pashkëve. Në RMV, shqiptarët shkojnë kryesisht erdhe për t’u furnizuar me naftë.

08.04.2026. 17:03

Festa e Pashkëve, rikthehet fluksi në pikat kufitare, në Maqedoni shkohet për naftë

Është rritur ndjeshëm fluksi i lëvizjeve në pikat kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë, me qytetarët që kthehen në shtëpi ose nisen me pushime duke qenë se kjo fundjavë përkon edhe me festën e Pashkëve Ortodokse.

Sipas raportimeve në terren, qindra qytetarë kanë qendruar për minuta të tëra në radhë sidomos në pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës.

Por duhet thënë se përveç Pashkëve, një tjetër arsye përse shqiptarët udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut, është edhe trendi i ri i furnizimit me karburant. Kjo sepse vendi fqinj i tregton naftën dhe benzinën ndjeshëm më lirë se në Shqipëri.

Autoritetet kufitare bëjnë me dije se janë në gatishmëri për fluksin e shtuar, teksa presin që ai të zgjasë për disa ditë dhe të ulet me fillimin e javës së ardhshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)