Mashtrim i ri me “gjobat e makinës”, apeli i policisë për qytetarët

Policia e Shtetit ka evidentuar një tjetër skemë mashtrimi me sms, të cilat këtë herë vijnë si njoftime për pagesën e gjobave të autoveturave.

08.04.2026. 18:48

Mashtrim i ri me “gjobat e makinës”, apeli i policisë për qytetarët

Policia e Shtetit ka evidentuar një tjetër skemë mashtrimi përmes mesazheve telefonike këtë herë duke përdorur emrin e-Albania.

Sipas policisë, mesazhet paraqiten si njoftime nga e-Albania për pagesën e gjobave të automjeteve dhe përmbajnë linqe false që i drejtojnë përdoruesit në faqe të rreme, me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe bankare.

Për këtë arsye, policia i këshillon qytetarët që të mos klikojnë në linke nga numra të panjohur dhe të mos japin të dhënat personale apo ato bankare në këto faqe.

Për këtë arsye, rekomandohet që këto mesazhe të fshihen dhe rastet të raportohen pranë autoriteteve. Policia iu kërkon qytetarëve që të përdorin vetëm faqet zyrtare për shërbimet që duan të marrin.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)