Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Asamblenë e Socialistëve të Lezhës, ku mes të tjerave foli edhe për luftën kundër korrupsionit.
Kreu i qeverisë deklaroi se korrupsioni në Shqipëri nuk është zhdukur, por lufta ndaj tij është intensifikuar ndjeshëm dhe këtë gjë e tregojnë edhe rezultatet.
Sipas tij, një vend nuk mund të jetë në të njëjtën kohë i korruptuar dhe të rrisë rrogat dhe pensionet.
“Unë nuk them që ne e kemi shfarosur korrupsionin, por them diçka që mund ta faktojë në disa rrugë. Kurrë më përpara, Shqipëria nuk e ka luftuar korrupsionin si në këtë fazë dhe e dyta, korrupsioni është më i ulur se kurrë më parë. Zhurma është më e madhe, një nga lufta, por edhe nga rezultati.
Si mund të ketë rritje të korrupsionit dhe të pagave në të njëjtën kohë? Nuk ndodh kjo. Si mund të ketë rritje të korrupsionit dhe të pensioneve në të njëjtën kohë? Nuk ndodh kjo. Këto të dyja bashkë nuk shkojnë. Janë të gjitha gjëra që nuk shkojnë me njëra-tjetrën”, u shpreh Rama.
Më tej, kryeministri Edi Rama foli dhe për procesin e integrimit të vendit dhe përgatitjet e strukturave për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)