Shohin natën dhe identifikojnë kriminelët, Policia e Shtetit merr dronët amerikanë

Policia e Shtetit është pajisur me disa dronë të sofistikuar të cilët u bënë të mundur nga ambasada amerikane në Tiranë.

08.04.2026. 17:49

Shohin natën dhe identifikojnë kriminelët, Policia e Shtetit merr dronët amerikanë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ndarë në faqen e saj zyrtare dorëzimin e disa dronëve të teknologjisë së lartë për të forcuar kapacitetet e Policisë së Shtetit.

Sipas njoftimit të Ambasadës, këto mjete fluturimi pa pilotë mund të fluturojnë natën, janë të pajisur me kamera sizmike dhe mund të identifikojnë elementët e rrezikshëm.

“Njësia e Antiterrorit në Policinë e Shtetit po pajiset me dronët më të fundit të prodhimit amerikan. Me teknologjinë e imazheve termike, këta dronë mund të rrisin aftësinë e Policisë së Shtetit në monitorimin e situatave ditë e natë për të mbrojtur kufijtë dhe për të gjurmuar elementët e dhunshëm”, shkruhet në njoftimin e ambasadës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)