SPAK mësyn në burgun e Durrësit, kontrollohen qelitë 'VIP' për telefona

Gjatë operacionit të zhvilluar më 7 prill me urdhër të SPAK janë ushtruar kontrolle në disa ambiente të burgut, përfshirë edhe qelitë e të paraburgosurve të profilit të lartë, si ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

08.04.2026. 17:18

SPAK mësyn në burgun e Durrësit, kontrollohen qelitë 'VIP' për telefona

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar kontrolle të befasishme në institucionin e paraburgimit në Durrës, në kuadër të goditjes së përdorimit të sendeve të ndaluara brenda qelive.

Gjatë operacionit të zhvilluar më 7 prill me urdhër të SPAK janë ushtruar kontrolle në disa ambiente të burgut, përfshirë edhe qelitë e të paraburgosurve të profilit të lartë, si ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

Sipas burimeve, në qelitë e tyre nuk është konstatuar asnjë send i kundërligjshëm. Megjithatë, gjatë verifikimeve në një godinë tjetër të paraburgimit, autoritetet është zbuluar një aparat celular i fshehur në ambientet e tualetit, por nuk dihet se kujt i përket pajisja.

Kontrollet janë zhvilluar në kuadër të masave për rritjen e sigurisë dhe parandalimin e përdorimit të pajisjeve të ndaluara, veçanërisht telefonave celularë, brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)