Kushtetuesja e la në burg, reagon Ilir Meta: Asnjë surprizë nga Gjykata e Lanës

Me shumicë votash, togat e zeza vendosën të lënë në fuqi vendimet e mëparshme të GJKKO dhe të Gjykatës së Lartë, duke i dhënë një tjetër goditje përpjekjes së kreut të Partisë së Lirisë për të fituar lirinë.

08.04.2026. 19:01

Kushtetuesja e la në burg, reagon Ilir Meta: Asnjë surprizë nga Gjykata e Lanës

Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar me një status në rrjetet sociale pasi Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën e tij për shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke e cilësuar atë si të ligjshme dhe proporcionale.

Meta shkruan se nuk është i surprizuar nga ky vendim, teksa shton se mezi pret nisjen e gjykimit në themel, ku ai thotë se do të përballet me “bandën që e rrëmbeu”.

“Asnjë surprizë nga Gjykata e Lanës! Pasi e zvarriti çështjen prej 6 muajsh, përtej çdo afati të arsyeshëm, me qëllim, vonimin në rrugën tonë drejt Strasburgut, sot tregoi edhe njëherë se kjo Gjykata nuk di të zhgënjejë. Vlerësimin tim për të e kam thënë që më 2 Mars 2020 kur këta betoheshin te Lana.

Por se paku të kenë fare pak dinjitet dhe të mos vonojnë zbardhjen e vendimit të tyre. Edhe njëherë i ftoj të gjithë mediat dhe gazetarët, më 27 prill, në seancën e parë të gjykimit në themel, dhe në të gjitha seancat e tjera, ku do të jem ballë për ballë me bandën, që më rrëmbeu në mënyrë banditeske dhe ku do të çmontojmë këtë proces farsë të neveritshëm të drejtësisë me regji“, shkruan Meta.

Me shumicë votash, togat e zeza vendosën të lënë në fuqi vendimet e mëparshme të GJKKO dhe të Gjykatës së Lartë, duke i dhënë një tjetër goditje përpjekjes së kreut të Partisë së Lirisë për të fituar lirinë.

Në vendimin e saj, Gjykata thekson se masa ndaj Metës është vendosur në përputhje me Kushtetutën dhe standardet ligjore. Në këtë kuadër, Kushtetuesja vlerëson se kufizimi i lirisë nuk është bërë në mënyrë arbitrare dhe se masa nuk është e tepruar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)