Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë me 6 vite burg shtetasin Altin Çoku, i cili akuzohet se shtyu drejt aktit të vetëflijimit një grua 27 vjeçare, nënë e një fëmije të mitur.
Pas shqyrtoi të gjitha aktet në dosje, Gjykata vendosi të dënojë Çokun për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes, teksa pushoi akuzën për përndjekje. Prokuroria nga ana e saj kishte kërkuar 9 vite burg për të akuzuarin.
Ngjarja e rëndë ndodhi në shkurt të vitit 2024 në zonën e Bathores, ku e reja Sibela Abedini u hodh nga kati i katërt i një ndërtese në ndërtimi pasi Çoku kishte postuar në rrjetet sociale foto dhe video të saj me materiale intime.
Sipas hetimeve, viktima kishte pasur një marrëdhënie intime me të pandehurin, i cili kishte realizuar foto private pa pëlqimin e saj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)