Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në ditën e dytë të samitit të Diasporës vuri theksin tek rëndësia e gjuhës shqipe, duke thënë se këtë gjuhë duhet ta çojmë në vendin që meriton në familjen e madhe europiane.
Ai shtoi se shqipja është e drejtë legjitime e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për të studiuar në gjuhën amtare.
"Diaspora një rrugë me dy kahje, largësia nuk e dobëson lidhjen por e forcon atë. Kjo lidhje kërkon kujde, vëmendje dhe dëgjim. Gjuha shqipe është ADN-ja jonë, është kujtesë, identitet e vazhdimësi. Përpjekjet për gjuhën në Shqipëri, rajon e diasporë janë përpjekjet për të qenë vetvetja. Ky është mesazhi i studentëve të Maqedonisë së Veriut për të studiuar në gjuhën amtare. Gjuhën shqipe ta çojmë në vendin që meriton në familjen e madhe europiane", tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)