Rama reagon ndaj deklaratës së Berishës: Hedh një budallai gurin në lumë dhe ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi kreu i PD Sali Berisha akuzoi se janë përjashtuar nga tenderat kompani të BE-së. Në rrjetet sociale Rama ironizon Berishën e duke u shprehur se "budallallëku ka kufi vetëm vetveten".
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi kreu i PD Sali Berisha akuzoi se janë përjashtuar nga tenderat kompani të BE-së. Në rrjetet sociale Rama ironizon Berishën e duke u shprehur se "budallallëku ka kufi vetëm vetveten".
Hedh budallai i madh një gur në lumë dhe pastaj të vegjëlit bëjnë si të mençur për ta nxjerrë, duke thënë që integriteti i prokurimeve publike në Shqipëri paska shënuar rënie! Po se si e shënoi këtë rënie, kur në fakt Shqipëria u përfshi për herë të parë në portalin europian të matjes së integritetit të prokurimeve për shtetet e Bashkimit Europia, duke dalë më mirë se sa shumë prej tyre, këtë as i madhi e as të vegjëlit nuk kanë se si e thonë, sepse budallallëku ka kufi vetëm vetveten. Rëndësi ka që duan s’duan ata që s’duan, sot Shqipëria vlerësohet ndërkombëtarisht si asnjëherë më parë, edhe në fushën e prokurimeve, ku kemi bërë progres të madh dhe jemi ende në ngjitje, sepse me Diellën në prokurimet publike do të arrijmë brenda këtij mandati, një nivel integriteti e shpejtësie që do të na rendisë në nivelin më të lartë europian, falë Inteligjencës Artificiale
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i PD-së Sali Berisha në tryezën e organizuar "Qeveria e Pasigurisë" tha se shtëpitë e barit dhe Bitcoin janë "kuçedrat" e Shqipërisë. Ndërsa Diellën e quajnë një superskandal.
Hearts pretendon se sfida në “Celtic Park” nuk u përfundua kurrë zyrtarisht, pas pushtimit masiv të fushës nga tifozët vendas në momentin e golit vendimtar të Callum Osmand.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u ka dërguar një telegram të gjitha drejtorive vendore dhe komisariateve, ku kërkon angazhim maksimal për goditjen e këtyre fenomeneve që po cenojnë sigurinë e nxënësve dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Bashkëpunimi me Prokurorinë e Përgjithshme, si edhe me të gjitha institucionet e tjera të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, mbetet i rëndësishëm për avancimin e prioriteteve të anëtarësimit në BE, thotë ambasadori i BE Gonzato.
Sipas tij, rezoluta e miratuar në parlament nuk përmban “asnjë fjalë vlerësimi” për ekzekutivin apo institucionet shqiptare, por vetëm liston kushtet dhe detyrimet që vendi duhet të përmbushë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u ka dërguar një telegram të gjitha drejtorive vendore dhe komisariateve, ku kërkon angazhim maksimal për goditjen e këtyre fenomeneve që po cenojnë sigurinë e nxënësve dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Një operacion i madh kontrolli është zhvilluar në burgjet e Lushnje dhe Elbasan, ku autoritetet penitenciare kanë sekuestruar pajisje të ndaluara brenda ambienteve të vuajtjes së dënimit.
Reshjet intensive të shiut kanë krijuar situatë të rrezikshme në aksin rrugor Gramsh-Kukur, ku një pjesë e rrugës është shembur duke bllokuar plotësisht qarkullimin.
Mbështetja e opozitës për rezolutën e integrimit europian në Kuvend është komentuar nga kryeministri Edi Rama si një sinjal se procesi i negociatave të Shqipëria me Bashkimi Europian po ecën përpara pa pengesa.
Gjatë të dielës priten reshje shiu dhe vranësira në një pjesë të madhe të territorit. Moti do të karakterizohet nga kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura, më të theksuara në zonat malore lindore.
Komente (0)