Nga 1 janari 2026, paga minimale në Shqipëri është rritur zyrtarisht në 50 mijë lekë. Vendimi ka hyrë në fuqi me nisjen e vitit të ri dhe prek si sektorin publik, ashtu edhe atë privat.
Kjo rritje është pjesë e politikave të qeverisë për të rritur gradualisht të ardhurat e punëmarrësve dhe për t’i mbrojtur ata nga rritja e kostos së jetesës. Në vitet e fundit, paga minimale ka pësuar rritje të vazhdueshme, me synimin për të përmirësuar mirëqenien sociale.
Në vitin 2017, paga minimale ishte 24 mijë lekë. Pas disa rritjeve ndër vite, ajo ka arritur sot në 50 mijë lekë, duke shënuar një përmirësim të ndjeshëm krahasuar me një dekadë më parë.
Sipas parashikimeve, nga kjo rritje përfitojnë rreth 308 mijë të punësuar në të gjithë vendin, si në administratën shtetërore, ashtu edhe në bizneset private.
Qeveria ka bërë të ditur gjithashtu se synimi afatmesëm është që paga minimale të rritet më tej, në 60 mijë lekë në vitin 2028 dhe në 70 mijë lekë deri në fund të mandatit aktual.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)