Mbi 12 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 2025

Shqipëria u vizitua në vitin që sapo lamë pas nga mbi 12 milionë turistë.

05.01.2026. 10:08

Mbi 12 milionë turistë vizituan Shqipërinë në 2025

Shqipëria u vizitua në vitin që sapo lamë pas nga mbi 12 milionë turistë. Shifra u bë publike nga Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në Facebook.

“Me mbylljen e vitit 2025, Shqipëria thyen rekordin e një viti më parë, duke kapërcyer shifrën e 12 milionë vizitorëve me pasaportë të huaj!”, bën me dije Gonxhja.

Ministri nënvizon më tej se shifrat tregojnë për shndërrimin e Shqipërisë në një destinacion për turizmin gjithëvjetor.

“Një rezultat që konfirmon konsolidimin e vendit si një destinacion turistik gjithëvjetor, me interes të qëndrueshëm përtej sezonit veror dhe me oferta të larmishme në turizëm kulturor, natyror, kulinar, sportiv dhe jo vetëm, duke forcuar pozicionin e saj në hartën ndërkombëtare të turizmit”, shkruan Gonxhja.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)