Prostitucion në Durrës, arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe lëndë narkotike

Dy shtetase braziliane kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 të këtij qytetit dhe e shfrytëzonin për prostitucion.

27.11.2025. 02:24

Prostitucion në Durrës, arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe lëndë narkotike

Dy gra me shtetësi braziliane janë arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se shfrytëzonin një apartament me qira në lagjen nr. 2 të qytetit për prostitucion dhe konsum të lëndëve narkotike. Operacioni i koduar “STORM”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në bashkëpunim me strukturat e tjera hetimore dhe Prokurorinë, finalizoi fazën e 10-të të tij.

Sipas njoftimit zyrtar, në pranga ranë shtetaset B. B., 24 vjeçe dhe H. D., 21 vjeçe, të dyja me origjinë braziliane. Ndërkohë, është proceduar penalisht edhe një 22-vjeçar nga Durrësi, K. M., për veprën penale të “Prostitucionit”.

Gjatë ndërhyrjes, të arrestuarat nuk pranuan të hapnin derën e apartamentit, i cili u hap më pas me ndihmën e zjarrfikësve. Hetimet treguan se ambienti përdorej për ushtrim prostitucioni dhe për konsum droge.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan pasaportat e dy të huajave, para në euro dhe lekë, tre telefona celularë, një bllok me shënime, disa karta SIM, si dhe sasi të vogla kanabisi dhe çokollatë me përmbajtje kanabisi.

Materialet iu përcollën Prokurorisë së Durrësit për vijimin e procedurave hetimore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)