Sulmohen me raketa Emiratet e Bashkuara Arabe, digjet porti i naftës
Fujairah është porti dhe objekti më i madh i magazinimit të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
18:18 23 h më parë04.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Biznesmeni Edmond Hyka u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në qytetin e Elbasanit në një atentat që tronditi qytetin. Ai ishte pronar i disa bizneseve në këtë qytet.
Qyteti i Elbasanit është tronditur mbrëmjen e së dielës, ku biznesmeni Edmond Hyka, i njohur edhe me emrin Mondi Mëhalla, ka humbur jetën pas një atentati me armë zjarri. Ai u qëllua për vdekje brenda makinës së tij tip "Range Rover" në parkingun e karburantit që ai vetë e zotëronte, "Xhaxhi Oil", në lagjen "Emiri Metraxhiu" rreth orës 20:35.
Mëhalla, 43 vjeç, ishte një personazh i njohur në Elbasan, i cili ushtronte biznes në sektorin e karburanteve dhe ishte pronar i shërbimit taksi "El Taxi". Sipas informacioneve dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, autorët e atentatit kanë pritur momentin kur biznesmeni doli nga zyra e karburantit dhe u fut në automjetin e tij. Ata e qëlluan disa herë me armë zjarri, dy plumba e goditën në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Policia ka mbërritur në vendngjarje menjëherë pas njoftimit dhe ka ngritur pika kontrolli në qytet për kapjen e autorëve. Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor është ngarkuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar personat përgjegjës.
Mëhalla ishte i përfshirë në çështje gjyqësore lidhur me armëmbajtje pa leje dhe lëndësh narkotike. Sipas burimeve, ai ishte në proces gjyqësor për akuzat e armëmbajtjes pa leje dhe posedimit të sendeve të jashtligjshme.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e këtij atentati dhe për të identifikuar autorët.
Gjyqtarja Etleva Deda vendosi lënien në fuqi të vuajtjes së pjesës së mbetur të dënimit prej 6 muaj e 10 ditësh burg.
18:33 50 min më parë05.05.2026.
Autori
Sipas analizës, numri i të rinjve shqiptarë që ndjekin studimet jashtë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, me një ritëm më të lartë se vendet e tjera të rajonit.
18:17 34 min më parë05.05.2026.
Autori
Një makinë ka dalë nga rruga në zonën e Vlorës, duke lënë të plagosur drejtuesin e saj.
17:22 20 min më parë05.05.2026.
Autori
Përmes një reagimi publik, autoritetet e aeroportit bëjnë me dije se nuk ka asnjë ndërprerje në furnizim dhe se aktiviteti ajror po zhvillohet sipas planit.
17:10 32 min më parë05.05.2026.
Autori
Sipas policisë në momentin e kontrollit në zonën e Belshit, në mjet ndodheshin 13 nxënës. Drejtuesi i mjetit, 53-vjeçari Sazan Jashar Gjolena, rezultoi pozitiv në testin e alkoolit.
16:57 45 min më parë05.05.2026.
Autori
Sipas Kasos, vetëm Berisha plotësoi të gjitha kriteret e vendosura, përfshirë anëtarësinë në parti, eksperiencën drejtuese dhe kushtet e integritetit sipas legjislacionit në fuqi.
16:17 1 h më parë05.05.2026.
Autori
Tensionet brenda Partisë Demokratike janë ashpërsuar edhe më tej, teksa ish-deputeti Ervin Salianji ka dalë me një reagim të fortë publik ndaj kreut të kësaj force politike, Sali Berisha, duke e akuzuar për heshtje dhe mungesë transparence lidhur me një çështje të ndjeshme.
15:00 2 h më parë05.05.2026.
AutoriDetaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik i 3 majit në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur, ndërsa drejtuesi i automjetit ka dhënë versionin e tij para policisë.
13:33 4 h më parë05.05.2026.
Autori
Sipas Gjykatës, organet e vetingut nuk arritën të provonin në mënyrë bindëse se vazhdimi i detyrës së tij si gjyqtar ishte i papranueshëm për sitemin e drejtësisë.
12:57 4 h më parë05.05.2026.
Autori
Komente (0)