Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në kanal dhe tre efektivë të plagosur në spitalin e Fierit. Ky është bilanci i një aksidenti të regjistruar mëgjesin e kësaj të diele në vendin e njohur si “Kthesa e Cakranit.
Newsmax Balkans mëson se furgoni i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) është përplasur me një automjet tip “Mercedes Benz” dhe më pas ka përfunduar në kanal. Tre efektivë kanë mbetur të lënduar si pasojë e përplasjes dhe po trajtohen me ndihmë mjekësore.
"Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, automjeti me drejtues shtetasin A. Y., ka goditur automjetin e FNSH Fier, me drejtues punonjësin e policisë K. H. Për pasojë është dëmtuar shtetasi A. Y. dhe tre punonjës të policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën", informon policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)