Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 17:05 në aksin “Shkodër-Hani i Hotit”, ku një automjet me drejtues një shtetas slloven, K. J., ka përplasur një këmbësore, 68-vjeçaren P. L.
Për shkak të plagëve të marra, e moshuara ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkakun e aksidentit tragjik.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)