2 orë në SPAK, ja akuzat që rëndojnë mbi ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth dy orësh, ndërsa është zyrtarisht nën hetim për tre vepra penale të rënda.

23.12.2025. 16:53

2 orë në SPAK, ja akuzat që rëndojnë mbi ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve

Pas rreth dy orësh qëndrimi në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili, ka lënë këtë të fundit, ndërsa ndaj tij vijojnë hetimet penale. Ismaili është zyrtarisht nën hetim nga SPAK, në kuadër të dyshimeve që lidhen me tentativën për sulm kibernetik ndaj këtij institucioni, e ndodhur disa muaj më parë.

Sipas burimeve zyrtare, ish-kreu i Burgjeve po hetohet për tre vepra të rënda penale: “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Grupi i strukturuar kriminal” si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Hetimet kanë nisur pas incidentit të dyshuar të hakerimit ndaj sistemeve të SPAK, i cili dyshohet se ka ndodhur më 12 mars, por është konstatuar vetëm disa ditë më vonë. SPAK ka bërë të ditur se procedurat hetimore po zhvillohen me intensitet të lartë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e rolit konkret dhe përgjegjësive të mundshme të Agim Ismailit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)