Kërkohej për trafik droge dhe armëmbajtje, arrestohet 25-vjeçari në Shkodër

Policia në Shkodër ka finalizuar operacionin e koduar “Livadhet”, për kapjen e shtetasve në kërkim. Nga aksioni është vënë në pranga 25-vjeçari Seid Curraj.

25.12.2025. 11:11

Kërkohej për trafik droge dhe armëmbajtje, arrestohet 25-vjeçari në Shkodër

Policia në Shkodër ka arrestuar një 25-vjeçar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit të koduar “Livadhet”.

Uniformat blu bëjnë me dije se është vënë në pranga Seid Curraj, për të cilin Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Më datë 29.04.2025, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Livadhet e Kirasit, në lagjen “Guerile”, në një ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe automjeti tip “Toyota Hilux”, pa targa, i cili u gjet i fshehur dhe i mbuluar në një distancë rreth 100 m larg, ku pas verifikimit rezultoi se ishte i vjedhur në qytetin e Durrësit”, sqaron policia.

Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim edhe një 39-vjeçar me inicialet B.B. dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)