Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet një 33-vjeçar në Tiranë pas konfliktit

Policia e kryeqytetit ka arritur të zbardhë në kohë një plagosje me thikë, të ndodhur në rrugën "Ali Bora", duke vënë në pranga një 33-vjeçar dhe shpallur në kërkim autorin e ngjarjes.

25.12.2025. 12:14

Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet një 33-vjeçar në Tiranë pas konfliktit

Policia e kryeqytetit ka arrestuar një 33-vjeçar, i dyshuar si personi që ndihmoi të largohej nga skena e një plagosje me thikë, mikun e tij, i identifikuar si autor i ngjarjes.

Sipas njoftimit zyrtar, miku i 33-vjeçarit që është shpallur në kërkim nga policia, ka plagosur me thikë një të ri në rrugën “Ali Bora”.  I plagosuri ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3: arrestuan shtetasin R. B., 33 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin F. H., 29 vjeç, pasi në rrugën “Ali Bora” shtetasi F. H, gjatë një konflikti ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasin K. K, i cili po merr ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas konfliktit shtetasi F. H, është larguar nga vendngjarja duke u ndihmuar nga shtetasi R. B, i cili e ka larguar me automjetin e tij”, njofton policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)