Ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës i moshuari që u aksidentua 2 ditë më parë në zonën e Sovjanit.
Sipas të dhënave, 78 vjeçari Hetran Fetollari humbi jetën si pasojë e plagëve të marra pavarësisht kujdesit të mjekëve.
Fetollari u përplas dy ditë më parë nga një makinë teksa ishte duke udhëtuar biçikletë, ngjarje kjo që i la dëmtime të rënda.
Drejtuesi i makinës që u përfshi në këtë aksident është arrestuar nga policia, teksa pritet të ngrihet dhe akuza ndaj tij pas vdekjes së të moshuarit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)