Mbolli kanabis në Malësi të Madhe, kapet i kërkuari

Policia në Malësinë e Madhe ka vënë në pranga një 57 vjeçar të shpallur në kërkim për kultivimin e qindra rrënjëve kanabis sativa.

28.12.2025. 13:36

Mbolli kanabis në Malësi të Madhe, kapet i kërkuari

Policia në Malësinë e Madhe ka vënë në pranga një 57 vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

I arrestuari është shtetasi Aleksandër Malaj, për të cilin gjykata kishte caktuar masën e sigurisë arrest në burg.

57-vjeçari dyshohet si bashkëpunëtor në kultivimin e 780 bimëve narkotike kanabis në zonën e Bajzës, të cilat u gjetën dhe u asgjësuan më datë 18.09.2025.

Njoftimi:

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 780 bimëve narkotike kanabis, në Bajzë, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 18.09.2025.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)