Djegia e 8 autobusëve pranë Durrësit, policia sqaron rrethanat

Policia e Durrësit informon se zjarri në parkun e autobusëve në Manzë, ku u dogjën 8 mjete ka qenë aksidental.

28.12.2025. 13:56

Djegia e 8 autobusëve pranë Durrësit, policia sqaron rrethanat

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen në një shesh parkimi në Manzë ku u përfshinë nga flakët 8 autobusë të transportit urban.

Sipas të dhënave nga blutë e qytetit bregdetare, ngjarja po hetohet si aksidentale, teksa mjetet e shkrumbuara nga flakët raportohet të kenë qenë jashtë funksionit.

Shkak për ngjarjen mendohet të ketë qenë një shkëndijë elekrike që është shkaktuar nga bateria e një prej autobusëve, cka ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati të lënduar, teksa flakët në autobus shkaktuan një re të madhe tymi që zgjati për disa orë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)