I dënuar në Francë për trafik droge, i sekuestrohen pasuritë në Shkodër

Prokuroria e Shkodrës ka sekuestruar gjashtë makina dhe motorë, si dhe llogari bankare të një të dënuari për trafik droge në Francë. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se pasuritë i përkisnin dhe familjarëve të tij.

30.12.2025. 10:54

I dënuar në Francë për trafik droge, i sekuestrohen pasuritë në Shkodër

Gjashtë makina e motorë dhe llogari bankare janë sekuestruar nga Prokuroria  Shkodrës. Sipas burimeve zyrtare, pasuritë i përkisnin shtetasit B.B i cili është dënuar më parë nga autoritetet francize për trafikim të lëndëve narkotike. Prokuroria bën të ditur gjithashtu e pasuritë e të dënuarit dhe familjarëve të tij ishin në shpërpjestim me nivelin e të ardhurave po veprimtarive të ligjshme të deklaruara prej tyre. 

"Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, bazuar në ligjin nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, u sekuestruan automjetet dhe mjetet motorike të shtetasit B.B. dhe familjarëve të tij.

Nga hetimet rezultoi se, shtetasi B.B. ka qenë dënuar më parë nga autoritetet franceze për veprën penale te “Trafikimit të lëndëve narkotike” të parashikuar nga neni 283/a të Kodit Penal dhe pas verifikimeve përkatëse kanë ekzistuar dyshime se ky shtetas dhe familjarët e tij zotërojnë pasuri apo të ardhura, shpërpjesëtimorë, në raport me nivelin e të ardhurave apo fitimeve nga veprimtari të ligjshme të deklaruara dhe as nuk përligjen prej tyre", thuhet në njofitimin zyrtar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)