Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën 68-vjeçari në rrugën e Portit

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, në rrugën paralel me Portin.

04.01.2026. 20:04

Aksident me vdekje në Durrës, humb jetën 68-vjeçari në rrugën e Portit

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, në rrugën paralel me Portin.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një kalimtar, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes, viktima ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Policia e Durrësit bën me dije se aksidenti ka ndodhur “rreth orës 18:44, në zonën e njohur si “Marfish”, në rrugën e re të Portit”. Automjeti tip “Benz” drejtohej nga 28-vjeçari me inicialet L. K., i cili ka aksidentuar këmbësorin me inicialet R. M. (68 vjeç).

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)