Një 32-vjeçar është ekstraduar nga Interpol nga Greqia drejt Shqipërisë për një plagosje të ndodhur në tetor të vitit 2022.
Sipas burimeve zyrtare, Ardit Miha nga Bulqiza, kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2024, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Miha akuzohet se mbrëmjen e datës 06.10.2022, për motive të dobëta, ka plagosur disa herë, me thikë B. F., në lagjen nr. 13, Durrës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)