Aksident te “Pallati me Shigjeta”, përmbyset një makinë

Dy makina janë përfshirë në një aksident te mbikalimi i “Pallatit me Shigjeta”, në Tiranë, ku një prej tyre është përmbysur.

07.01.2026. 11:05

Aksident te “Pallati me Shigjeta”, përmbyset një makinë

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit te mbikalimi i “Pallatit me Shigjeta”, në Tiranë.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur.

Nga përplasja nuk raportohet për persona të lënduar, teksa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)