Arrestohet 45-vjeçari në Shijak, i kërkuar për prodhim dhe shitje droge

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim prej rreth një viti për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar në Shijak.

08.01.2026. 09:36

Arrestohet 45-vjeçari në Shijak, i kërkuar për prodhim dhe shitje droge

Një 45-vjeçar i shpallur në kërkim prej rreth një viti për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar në Shijak.

Në prangat e efektivëve të Policis së Durrësit ra shtetasi me inicialet E. K. (alias A. K.), banues në Xhafzotaj, ndaj të cilit Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arrestimi u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Masa”, si rezultat i kontrolleve dhe informacioneve operative të siguruara nga strukturat e Policisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim që prej janarit 2025, pasi gjatë një kontrolli në banesën e tij ishte sekuestruar kanabis, ndërsa ai nuk u gjet në vendngjarje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)