I dënuar me 6 vjet e 6 muaj në Itali, kapet 38 vjeçari

Një shtetas shqiptar i dënuar në Itali me 6 vjet e 6 muaj burg për trafik lëndësh narkotike, u arrestua me qëllim ekstradimi.

11.01.2026. 13:11

I dënuar me 6 vjet e 6 muaj në Itali, kapet 38 vjeçari

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 38 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për trafik të lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Operacionalja 77”, në bashkëpunim me autoritetet italiane, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Alesjo Abdija.

Ky shtetas rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Perugias në vitin 2024 me 6 vjet e 6 muaj burg për trafik droge, vepër kjo e kryer në bashkëpunim.

Interpol Tirana ka nisur kontaktet me Interpol Romës, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)