16-vjeçari në timon pa patentë, përplaset me një makinë të parkuar

Një i mitur në qytetin e Durrësit do të procedohet penalisht pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi. Ai humbi kontrollin dhe është përplasur me një makinë të parkuar.

11.01.2026. 16:25

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj një 16-vjeçari, pasi, në lagjen nr. 13, në rrugën “Aurora”, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe për pasojë, automjeti është përplasur me një automjet të parkuar. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale", thotë njoftimi i policisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)