Fotografonin bravat e më pas vidhnin shtëpitë, "Strategjia" vë në pranga tre të rinj

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal të vjedhjes së banesave, ku ka arrestuar tre pjestare të grupit.

14.01.2026. 09:51

Fotografonin bravat e më pas vidhnin shtëpitë, "Strategjia" vë në pranga tre të rinj

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal të vjedhjes së banesave, ku ka arrestuar tre pjestare të grupit.

Vjedhja më e fundit ishte mbrëmjen e tëhënës, ku u morën 14 mijë euro dhe sende me vlerë. Sipas burimeve zyrtare grupi fillimisht fotografonin bravat e dyerve të banesave. Më pas, pamjet studioheshin nga pjesëtarët e grupit, për të zbërthyer mekanizmin dhe për të mundësuar hapjen, me çelës universal.

"Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim zbardhjen e vjedhjeve dhe nxjerrjen e autorëve të tyre, përpara përgjegjësisë penale, specialistët për Hetimin e Krimeve të komisariateve të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3 finalizuan operacionin e koduar “Strategjia”, në kuadër të të cilit u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit A. M., 36 vjeç, S. T., 35 vjeç dhe G. K., 38 vjeç. Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit, të organizuar si grup, më datë 7 janar, kanë vjedhur në një banesë në rrugën “Don Bosko”, më datë 10 janar, kanë vjedhur 14 000 euro dhe sende me vlerë në një banesë në rrugën “Dritan Hoxha”, dhe dje, kanë vjedhur në një banesë në rrugën “Don Bosko”. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas", thotë policia. 

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)