Policia e Tiranës bën të ditur se ka nisur hetimet për dy të rinj në Tiranë, pasi dyshohet se kanë trafikuar mjete me vlerë 90 mijë euro, të dyshuara të vjedhura në Zvicër dhe në Itali.
"Seksioni për Hetimin e Trafiqeve finalizoi në 24 orë, faza të tjera të operacioneve “Stolen Line” dhe “Relay”, kundër trafikimit të automjeteve dhe transportimit ilegal të emigrantëve.
Si rezultat i punës për goditjen e rasteve të trafiqeve dhe kalimit të kundërligjshëm të kufijve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve finalizuan 2 faza të tjera operacioneve:
“Stolen Line”, në kuadër të të cilit nisi procedimi penal për shtetasit:
•M. S., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Benz”, me vlerë rreth 80 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Zvicër;
•E. M., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, 1 automjet tip “Opel”, me vlerë rreth 10 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Itali.
“Relay”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi O. T., 36 vjeç, banues në Krujë, pasi u kap duke transportuar me automjet, 3 emigrantë që synonin të lëviznin në mënyrë të kundërligjshme, drejt shteteve të BE-së", thotë policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)