I dënuar për trafik droge në Itali, kapet në Fier 23-vjeçari

Si rezultat i operacionit të koduar “Gjurmimi”, u kap në qytetin e Fierit dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali shtetasi me inicialet E.F., 23 vjeç.

14.01.2026. 15:40

I dënuar për trafik droge në Itali, kapet në Fier 23-vjeçari

Policia e Fierit ka finalizuar me sukses një operacion për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat i operacionit të koduar “Gjurmimi”, u kap në qytetin e Fierit dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali shtetasi me inicialet E.F., 23 vjeç.

Operacioni u organizua pas informacioneve të siguruara nga bashkëpunimi i ngushtë me partnerët italianë, lidhur me vendndodhjen e të riut. 23-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Riminit, Itali, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana dhe autoritetet italiane po kryejnë sakaq procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)