Një 52-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi u kap teksa transportonte me automjet rreth 60 kg kanabis, gati për shitje.
Në sajë të operacionit të koduar “Cargo”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në fshatin Luz, Fushë Krujë, automjetin me drejtues A. M., në të cilin kanë gjetur 6 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë.
Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike me vlerë rreth 60 mijë euro do të shitej në doza të vogla në qytetin e Krujës dhe në Tiranë.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 1 celular.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)