Mashtron rojen e parkingut, 18-vjeçari merr makinën

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 18-vjeçar i cili përmes mashtrimit ka vjedhur një makinë në një parking në kryeqytet.

15.01.2026. 10:53

Mashtron rojen e parkingut, 18-vjeçari merr makinën

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 18-vjeçar i cili përmes mashtrimit ka vjedhur një makinë në një parking në kryeqytet.

Sipas policisë, i riu ka mashtruar rojen duke pretenduar se “Volksvvagen Jetta” ishte i tij dhe i mori çelësat e mjetit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, menjëherë pas njoftimit për vjedhjen organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit ku si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, u identifikua dhe u arrestua shtetasi A.L., 18 vjeç, banues në Tiranë. Automjeti i vjedhur u gjet në fshatin Valias dhe u sekuestrua ndërsa materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme”, thotë policia.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)