Aksident me 4 të plagosur në Maqellarë

Një aksident me 4 të plagosur është regjistruar në aksin Peshkopi-Maqellarë. Dy nga të plagosurit u transportuan me helikopter drejt Tiranës.

16.01.2026. 16:59

Aksident me 4 të plagosur në Maqellarë

Katër persona kanë mbetur të plagosur në një aksident që ndodhi mesditën e së premtes në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë.

Sipas të dhënave nga policia e shtetit, aksident ka ndodhur pranë fshatit Dovalan, ku mjeti i drejtuar nga shtetasi K.L. 68 vjeç është përplasu me makinën që drejtohej nga N.J., 57 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe bashëshortet e tyre.

Mësohet se K.L., dhe bashkëshortja e tij V.L., janë transportuar me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore, pasi dëmtimet e tyre ishin më të mëdha.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa policia në vendngjarje vijon hetimet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)