Përdorën vetëm spraj djegës, grabiten 2,7 mln dollarë në qendër të Tokios
Neutralizuan pesë viktimat pa përdorur asnjë armë, paratë do të transportoheshin me makinë drejt Hong Kongut.
11:44 12 h më parë30.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër ka caktuar masën “arrest me burg” për dy vëllezërit Klodjan dhe Klement Kruca të akuzuar për vrasje.
Gjykata e Shkallës së Parë në Dibër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg pa afat” për dy vëllezërit Klodjan dhe Klement Kruca, të cilët dyshohen si autorë të një ngjarjeje të rëndë kriminale.
Vendimi u mor pas kërkesës së Prokurorisë, e cila argumentoi se ekziston rrezik arratisjeje dhe mundësi për prishjen e provave nëse të dyshuarit lihen të lirë.
Vëllezërit Kruca u arrestuan disa ditë më parë në qytetin e Gjirokastrës, pas një operacioni policor të zhvilluar në bashkëpunim mes strukturave vendore dhe atyre qendrore. Ata dyshohen për vrasjen e Artur Lleshit, ngjarje e ndodhur në fshatin Zogjaj të Bulqizës, e cila tronditi komunitetin lokal dhe ngriti shqetësime për sigurinë në zonë.
Sipas burimeve zyrtare, hetimet janë ende në fazë aktive dhe autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të krimit.
Prokuroria ka bërë me dije se po administrohen prova materiale, dëshmi dhe ekspertiza të ndryshme, të cilat pritet të hedhin më shumë dritë mbi dinamikën e ngjarjes.
Ndërkohë, dy të dyshuarit do të qëndrojnë në ambientet e paraburgimit deri në përfundim të hetimeve dhe marrjen e një vendimi përfundimtar nga drejtësia.
Policia dhe Prokuroria kanë theksuar se mbeten të angazhuara maksimalisht për dokumentimin e plotë të çështjes dhe vendosjen e përgjegjësve përpara ligjit.
Ambasada gjermane në Tiranë ka akorduar një fond 250 mijë dollarë për 400 familje të prekura nga përmbytjet në Shqipëri.
22:28 2 h më parë30.01.2026.
Autori
SPAK refuzoi kërkesën e komisionit parlamentar të drejtuar nga Fatmir Xhafaj për një vizitë monitoruese, duke e cilësuar atë si ndërhyrje që cenon pavarësinë kushtetuese të institucionit.
22:15 2 h më parë30.01.2026.
Autori
Janë identifikuar dy shqiptarët që humbën jetën në një aksident tragjik në Cuneo të Italisë.
21:07 3 h më parë30.01.2026.
Autori
Autoritetet turke kanë vënë në pranga vëllanë e “Visit të Pojës” i kërkuar në Itali për trafik droge.
20:37 3 h më parë30.01.2026.
Autori
Kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka kërkuar në GJKKO ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur ndaj tij. Teksa bëhet një vit nga arrestimi i tij, kryebashkiaku kërkon zëvendësimin e masës, kërkesë që vjen pasi Kushtetuesja rrëzoi vendimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës më 31 tetor.
20:10 4 h më parë30.01.2026.
Autori
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 41 vjeçare e cila akuzohet se ushtronte prostitucion në zona të ndryshme të qytetit.
17:47 6 h më parë30.01.2026.
Autori
Arrestohet një 29 vjeçar në Tiranë pasi akuzohet se shiste mallra me logo të falsifikuara të firmave të njohura ndërkombëtare.
17:28 7 h më parë30.01.2026.
Autori
Është arrestuar në Greqi shtetasi Kostandin Nishku, i cili 29 vite më parë vrau për hakmarrje një të mitur në Gramsh.
17:11 7 h më parë30.01.2026.
Autori
Policia e Shtetit paralajmëron qytetarëve që të mos bien pre e disa mashtrimeve online që janë shfaqur së fundmi për dhënie kredie.
16:54 7 h më parë30.01.2026.
Autori
Komente (0)