Sulm i rëndë në qytetin turk, vriten 4 persona, plagosen 8 të tjerë
Mësohet se gjatë arratisjes ai vrau edhe një bari që po kulloste delet në afërsi, si dhe një shofer kamioni.
21:18 1 ditë më parë18.05.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi prej vitit 2007, kanë nisur procedurat e ekstradimit në shtetin fqinj.
Një 52-vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi kërkohej në Maqedoninë e Veriut për tre vrasje. Njoftimi u bë nga Policia e Shtetit, që theksoi se personi, i identifikuar si Besim Sherifi fshihej prej kohësh në kryeqytetin shqiptar.
Ai përdorte dokumente identifikimi dhe leje për drejtimin e mjetit të falsifikuara, në emër të një shtetasi nga Kosova. Lokalizimi i tij u realizua pas hetimeve që zgjatën disa muaj dhe kërkimeve të realizuara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.
Për 52-vjeçarin ishte dhënë masa e sigurisë “Arrest në burg” për vrasje, ku bazuar në Kodin Penal të Maqedonisë së Veriut, maksimumi i dënimit për këtë vepër është burgimi i përjetshëm.
Personi i akuzuar për vrasje të trefishtë në shtetin fqinj mbahet provizorisht i arrestuar nga policia shqiptare. Duke qenë se ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi prej vitit 2007, për të kanë nisur procedurat e ekstradimit.
Këtë të mërkurë nuk priten reshje në të gjithë vendin sipas Institutit të Gjeoshkencave, por do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
07:03 1 h më parë20.05.2026.
Autori
Sipas hetimeve, grupi i dyshuar kriminal kishte vepruar në mënyrë të organizuar, duke kryer gjithsej 34 raste vjedhjesh dhe tentativash vjedhjeje gjatë periudhës shkurt 2023 – mars 2024.
22:26 10 h më parë19.05.2026.
AutoriSipas dëshmive nga vendngjarja, drejtuesi i mjetit po lëvizte me shpejtësi të lartë në momentin kur humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas fuqishëm me mjetet e parkuara, duke i dëmtuar rëndë ato.
20:59 11 h më parë19.05.2026.
Autori
Apeli ka konfirmuar dënimin me 10 vite burg për Kokën, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 6 vite e 8 muaj heqje lirie.
20:02 12 h më parë19.05.2026.
Autori
Laert Haxhiu u shpall fajtor për ngjarjen e njohur si “Masakra e Lushnjes”, e ndodhur në vitin 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Bujar Turku dhe Marius Xhepexhiu. Për të njëjtën dosje janë dënuar me burgim të përjetshëm edhe Orgest Bilbili dhe Anterio Kaloshi.
18:56 13 h më parë19.05.2026.
Autori
Gjatë seancës përmbyllëse, prokurorët deklaruan se Samson kishte planifikuar eliminimin e ish-të dashurës së tij dhe më pas kishte tentuar të fshihte gjurmët e krimit.
18:11 14 h më parë19.05.2026.
AutoriPas operacionit të AMP-së që çoi në arrestimin e drejtuesve dhe efektivëve të komisariatit të Sarandës, ministri Lamallari, drejtori i Policisë së Shtetit Skënder Hita dhe drejtues të IKMT-së zhvilluan një takim me strukturat lokale të Sarandës për kontrollin e territorit dhe sigurinë.
17:42 15 h më parë19.05.2026.
Autori
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Roskovec ku janë përfshirë një makinë dhe një motor.
17:28 15 h më parë19.05.2026.
Autori
Burime paraprake dyshojnë se shkak i aksidentit mund të ketë qenë lagështira në rrugë, e cila ka bërë që njëri prej drejtuesve të humbasë kontrollin mbi mjetin.
16:59 15 h më parë19.05.2026.
Autori
Komente (0)