54-vjeçari kapet me 75 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar

Efektivët e policisë helene gjetën tre çanta që përmbanin 51 pako me lëndë narkotike në automjetin që sapo kishte hyrë nga Shqipëria.

01.02.2026. 11:14

54-vjeçari kapet me 75 kg kanabis në kufirin greko-shqiptar

Policia greke ka sekuestruar rreth 75 kilogramë kanabis në zonën e Rajo­s, pranë Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni u zhvillua pasditen e djeshme nga sektori antidrogë i Drejtorisë së Policisë së Igumenicës.

Gjatë kontrollit të një automjeti që kishte hyrë nga kufiri i gjelbër dhe po lëvizte drejt brendësisë së territorit grek, efektivët gjetën tre çanta që përmbanin 51 pako me lëndë narkotike. Sasia e sekuestruar rezulton të jetë 74 kilogramë e 804 gramë marijuanë.

Në kuadër të operacionit u sekuestruan gjithashtu automjeti i përdorur për transportin e drogës si dhe një telefon celular. Në pranga përfundoi drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar 54 vjeç.

Sipas autoriteteve greke, që nga muaji shtator janë sekuestruar rreth 775 kilogramë marijuanë, e dyshuar se vinte nga Shqipëria. Rastet janë evidentuar kryesisht në zonën e Igumenicës, në rrugë tokësore dhe detare, si edhe në Janinë, Selanik dhe Kostur.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)