Transportonin emigrantë të paligjshëm, kapen dy të rinjtë nga Kukësi

Dy të rinj nga Kukësi u kapën në Tiranë teksa transportonin emigrantë të paligjshëm që synonin të kalonin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

08.02.2026. 13:08

Transportonin emigrantë të paligjshëm, kapen dy të rinjtë nga Kukësi

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të transportit të emigrantëve të paligjshëm, të cilët kalonin në vendin tonë, me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.

Në fund të këtij operacioni, të koduar “Relay 6” u kapën dy të rinj nga Kukësi, të cilët ishin duke transportuar me makinën e tyre 5 emigrantë të paligjshëm.

Të arrestuarit janë Arselajd Morina, 24 vjeç, dhe Ilzon Vllacaj 22 vjeç, të cilët u kapën nga policia e kryeqytetit pranë mbikalimit të Kasharit.

Sipas të dhënave, të rinjtë kishin kërkuar nga 2700 euro nga çdo emigrant që kishin në makinë, me premtimin se do t’i kalonin në Francë.

Materialet i kaluan prokurorisë, teksa po hetohet dhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)