Protesta e PD, policia shoqëron 52 persona, 17 në pranga
Policia e Tiranës ka shoqëruar 52 persona pas protestës së mbrëmshme të opozitës, nga të cilët 17 janë arrestuar dhe 35 janë proceduar në gjendje të lirë.
09:05 7 h më parë21.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një 33-vjeçar shqiptar është shkrumbuar brenda automjetit të tij, pas një aksidenti fatal me kamionin që grumbullon mbeturinat, që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Marzabotto, të Italisë.
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Itali, ku për pasojë ka humbur jetën një 33-vjeçar shqiptar. Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00 të mëngjesit në autostradën “Porrettana Nord”, në zonën e Marzabotto.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen Lupo, teksa po kryente një parakalim, është përplasur ballë për ballë me një kamion të mbledhjes së mbeturinave.
Pas përplasjes së fortë, makina është përfshirë menjëherë nga flakët. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, ambulanca dhe karabinierët, por fatkeqësisht ndërhyrja e tyre nuk mundi të shpëtonte viktimën, që u dogj brenda automjetit.
Viktima dyshohet të jetë një 33-vjeçar shqiptar, banues në Marzabotto dhe pronar i regjistruar i mjetit. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht shkaqet e aksidentit.
Në një klimë të tensionuar politike dhe me akuza të forta ndaj mazhorancës, kreu i Partia Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me përfaqësues të diasporës në selinë blu, ku artikuloi shqetësime të thella për drejtimin që, sipas tij, ka marrë vendi.
16:12 7 min më parë21.02.2026.
Autori
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtune në Kavajë. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me thikë një bashkëmoshatar.
15:38 41 min më parë21.02.2026.
AutoriPolicia e Shtetit ka vënë në pranga një 43-vjeçar nga Durrësi, të shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.
14:50 1 h më parë21.02.2026.
AutoriAutoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar ndalimin e plotë të qarkullimit në aksin Librazhd-Pogradec, pas problematikave me rrëshqitjen e dherave, në vendin e quajtur 'Arrat e Gurrës'.
13:47 2 h më parë21.02.2026.
AutoriLidhur me ngjarjet e mbrëmjes së djeshme ka reaguar ashpër Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, që e konsideron të pajustifikueshëm lëndimin e besimtarëve që po kryenin ritet fetare për shkak të gazit lotsjellës.
13:38 2 h më parë21.02.2026.
Autori31-vjeçari është paraqitur vetë në ambientet e Drejtorisë së Policisë Durrës pas katër muajsh në arrati.
13:15 3 h më parë21.02.2026.
AutoriNjë ditë pas protestës ku Partia Demokratike akuzoi policinë se hodhi gaz lotsjellës brenda selisë blu, lideri i opozitës Sali Berisha paralajmëroi mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama se si kundërpërgjigje “do të ketë sulme asgjësuese në selitë e PS në të gjithë vendin”.
12:48 3 h më parë21.02.2026.
AutoriPolicia e kryeqytetit ka vënë në pranga 42-vjeçarin Vilson Shima, i cili po transportonte 10 kg kanabis me qëllim shitjen në zonën e "Kafesë së Rremës".
12:21 3 h më parë21.02.2026.
Autori
Një sherr për pronën, që ka agravuar deri në përdorimin e kallashnikovit është raportuar këtë të shtunë në fshatin Mashkullorë në Gjirokastër.
11:47 4 h më parë21.02.2026.
Autori
Komente (0)