Çmontohen 68 makina pa dokumentacion, arrestohet një person, një tjetër në kërkim

Finalizohet operacioni policor i koduar “Çmontimi” në qarkun e Beratit, duke goditur një skemë të kontrabandës së automjeteve dhe tregtimit të pjesëve të tyre, kryesisht të sjella ilegalisht nga Mbretëria e Bashkuar.

11.02.2026. 10:13

Gjatë operacionit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Beratit, zbuluan në bashkinë Dimal dy subjekte ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh pa dokumentacion ligjor.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë P. D., 30 vjeç, banues në Dimal, pronar i njërit prej subjekteve, ndërsa u shpall në kërkim R. S., 31 vjeç, banues në Kuçovë, pronar i subjektit tjetër.

Gjatë kontrolleve, në ambientet e këtyre serviseve u gjetën dhe u sekuestruan 68 automjete, pjesërisht të çmontuara, konkretisht 55 në njërin subjekt dhe 13 në tjetrin. Për mjetet nuk posedoheshin dokumente blerjeje apo dokumentacion doganor, ndërsa dyshohet se janë kontrabanduar, kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme ligjore.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)