Një aksident tragjik në vendin e punës i ka marrë jetën një të riu në qytetin e Librazhd.
Sipas informacionit paraprak nga policia, 23-vjeçari me inicialet L. D. është paraqitur në spitalin e Librazhdit për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte dëmtuar aksidentalisht teksa po riparonte automjetin e tij në servisin e shtetasit I. P. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje të rëndë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)