Kujdeseshin për plantacionin 1 milion eurosh me kanabis, pranga 2 shqiptarëve

Karabinierët italianë zbuluan një plantacion kanabisi me rreth 1,200 bimë dhe 14 kg marijuanë të gatshme për shitje, duke arrestuar dy shtetas shqiptarë.

Burimi: Tgcom

16.02.2026. 07:23

Kujdeseshin për plantacionin 1 milion eurosh me kanabis, pranga 2 shqiptarëve

Një plantacion i madh kanabisi me një xhiro të mundshme prej rreth një milion eurosh është zbuluar nga karabinierët në zonën e Lodi Vecchio në Itali.

Gjatë operacionit, autoritetet arrestuan dy shtetas shqiptarë, të moshës 30 dhe 31 vjeç, të cilët dyshohet se ishin përgjegjës për kultivimin dhe përpunimin e lëndës narkotike.

Sipas burimeve zyrtare, në një depo të përshtatur posaçërisht për kultivim, oficerët gjetën rreth 1,200 bimë kanabisi të gatshme për tharje, si dhe 14 kilogramë marijuanë të përpunuar, të paketuar dhe gati për shitje në treg. Ambienti ishte i pajisur me makineri moderne për mbjellje, kultivim dhe përpunim, të cilat u sekuestruan bashkë me ndërtesën.

Dy të arrestuarit janë dërguar në burgun e Lodit, ku do të qëndrojnë në pritje të seancës dëgjimore për caktimin e masës së dënimit. Hetimet vijojnë për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të paligjshëm.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)