Kërkohet burgim përjetë për Franc Çopjan

Prokuroria federale në Belgjikë ka kërkuar burgim të përjetshëm për Franc Gergely, i njohur si Franc Çopja, i shpallur fajtor për organizimin e një vrasjeje dhe drejtimin e një organizate kriminale.

16.02.2026. 21:36

Kërkohet burgim përjetë për Franc Çopjan

Prokuroria federale në Belgjikë ka kërkuar burgim të përjetshëm për Franc Gergely, i njohur si Franc Çopja, i shpallur fajtor për organizimin e një vrasjeje dhe drejtimin e një organizate kriminale.

Vendimi i fajësisë u dha nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel, ndërsa tashmë juria pritet të vendosë për masën e dënimit në pallatin e drejtësisë “Justitia” në Haren. Dy prokurorë federalë kërkuan që 33-vjeçari të dënohet me burgim të përjetshëm dhe të mos ketë të drejtë paraqitjeje përpara gjykatës së zbatimit të dënimeve për të paktën pesë vite, duke theksuar se nuk ka vend për asnjë rrethanë lehtësuese.

Sipas aktakuzës, Franc Çopja ishte organizatori i vrasjes së Ardit Spahiut, 38 vjeç, i cili u ekzekutua më 27 nëntor 2020 në Sint-Jans-Molenbeek, pasi u qëllua me nëntë plumba në shpinë dhe kokë. Prokurorja Nathalie Franco e cilësoi të pandehurin si “trurin operacional” të komplotit, duke e përshkruar si manipulues dhe të rrezikshëm, me mungesë empatie.

Nga ana tjetër, avokati mbrojtës Cédric Vergauëen e kundërshtoi ashpër kërkesën për burgim të përjetshëm, duke e quajtur atë një “dënim shembullor” dhe jo të përshtatur me individin. Ai theksoi moshën e re të të pandehurit, mungesën e një dënimi të mëparshëm penal dhe kontekstin e një konflikti të gjatë mes familjeve shqiptare.

Vetë Franc Çopja, i ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe në dhjetor 2023, iu drejtua jurisë me një mesazh të shkurtër: “Po kërkoj vetëm mëshirë.”

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)