Një nxënës i moshës 11 vjeçare ka mbetur i plagosur ditën e djeshme në shkollën 9 vjeçare të qytetit “Bajram Curri”, pasi u godit nga një tullë teksa lozte pranë objektit që aktualisht është në rikonstruksion.
I mitur mori mjekim në spitalin rajonal dhe më pas është dërguar për ndihmë më të specializuar në spitalin e Traumës.
Ngjarja ka ndodhur brenda kantierit të shkollës në rindërtim, që është shumë pranë objektit ku aktualisht zhvillohet procesi mësimor, ndërkohë që janë proceduar penalisht dy persona.
Të proceduarit janë një 26-vjeçar, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”, punonjës i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e shkollës dhe drejtuesi teknik i firmës për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Mësohet, se nxënësi ka qenë në pushimin e madh, teksa dyshohet se punëtori ka hedhur disa interte nga kantieri, që goditën të miturin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)