Korrupsion në zgjedhje, SPAK jep pretencën për të akuzuarit në Kukës

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për të akuzuarit për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, në Kukës.

17.02.2026. 14:28

Për shtetasin Kalosh Peposhi, i arrestuar, prokuroria ka kërkuar dënimin me 1.2 vite burgim, me aplikimin e gjykimit të shkurtuar.

Ndërsa për Gazmend Peposhin, i cili po gjykohet në mungesë dhe mban funksionin e ish-kryetarit të njësisë administrative (kryeplak), është kërkuar dënimi me 1.8 vite burgim, po ashtu me gjykim të shkurtuar.

Sipas SPAK, kushërinjtë Peposhi kanë premtuar dhe shpërndarë para në këmbim të votës për kandidatin e Partisë Socialdemokrate (PSD) në Kukës.

Avokatët e të pandehurve kanë paraqitur mbrojtjen e tyre, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do ta shpallë vendimin gjatë ditës së sotme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)