Ra në kontakt me rrymën, ndërron jetë punonjësi i OSHEE në Lezhë

Elektricisti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën gjatë punës në terren, duke pësuar dëmtime fatale.

19.02.2026. 10:09

Ra në kontakt me rrymën, ndërron jetë punonjësi i OSHEE në Lezhë

Një punonjës i OSHEE-së ka humbur jetën në detyrë në fshatin Rrile, të Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake, elektricisti dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën gjatë punës në terren, duke pësuar dëmtime fatale.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rastit.

Hetimet vijojnë për të verifikuar nëse janë respektuar protokollet e sigurisë gjatë kryerjes së punimeve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)