14-vjeçarja nga Gramshi e zhdukur prej 8 ditësh, gjyshja apel për ndihmë

14-vjeçarja me inicialet A.M., rezulton e zhdukur që prej datës 12 shkurt.

20.02.2026. 10:16

14-vjeçarja nga Gramshi e zhdukur prej 8 ditësh, gjyshja apel për ndihmë

Prej tetë ditësh një e mitur nga qyteti i Gramshit rezulton e zhdukur, ndërsa gjyshja e saj ka bërë apel për ndihmë, pasi ka humbur çdo formë kontakti me mbesën.

14-vjeçarja me inicialet A.M., rezulton e zhdukur që prej datës 12 shkurt, kur është larguar nga shtëpia, në të cilën jetonte me gjyshen e saj, pasi prindërit rezultojnë të divorcuar.

Prej kësaj dite e mitura nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët, ndërsa gjyshja e saj pas denoncimit të bërë në polici, ka hedhur dyshime për një njohjen që 14-vjeçarja kishte nisur me një 17-vjeçar, për të cilin thotë se nuk ia di emrin.

Sipas të afërmve, vajza është parë për herë të fundit në stacionin e autobusëve në Gramsh.

Familja e vajzës u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i kontaktojnë në numrin e kontaktit +355 69 308 4275, nëse kanë ose dinë ndonjë informacion mbi vendodhjen e 14-vjeçares.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)