Tragjike në Tiranë, 42-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga Ura e Babrroit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, ku një 42-vjeçar ka ndërruar jetë menjëherë pasi u hodh nga ura e Babrroit.

20.02.2026. 12:41

Tragjike në Tiranë, 42-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga Ura e Babrroit

Një 42-vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike mesditë e kësaj të premteje.

“Rreth orës 11:40, shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë, ai ka humbur jetën”, njofton policia.

Ndërkohë pamjet nga vendngjarja tregojnë prezencë të policisë dhe ambulancës, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)