Policia e Lezhës bën të ditur se ka nisur procedim penal për një inxhinier elektrik dhe tre elektricistë të OSHEE, pas vdekjes tragjike një ditë më parë të kolegut të tyre.
27-vjeçari humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë riparimit të një defekti në një shtyllë në fshatin Rrilë.
"Në vijim të informacionit të dhënë dje, mbi humbjen e jetës së shtetasit M. P. (me detyrë elektricist i OShEE-së), dyshohet si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike, gjatë riparimit të një defekti, në një shtyllë në fshatin Rrilë, infomojmë se në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Lezhës, nisi procedimi penal, për veprat “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin M. L., 34 vjeç, me detyrë inxhinier elektrik i OShEE-së, si dhe për shtetasit K. Ll., 60 vjeç, A. Xh., 62 vjeç dhe E. R., 23 vjeç, me detyrë elektricistë të OShEE-së", thotë njoftimi i policisë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)